TemA TV/ Rama, takim me ministrat e rinj (VIDEO)
Një ditë pasi ka shpallur kabinetin e tij, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me ministrat e qeverisë së re.
Takimi, që është zhvilluar pa praninë e mediave, ka zgjatur për rreth një orë dhe mendohet se në të është diskutuar për sfidat që e presin qeverinë e re.
Burime nga PS deklaruan se kryeministri i ardhshëm u ka kërkuar ministrave nisjen menjëherë nga puna për ndërtimin e kabineteve respektive, përfshirë bërjen kujdes në krijimin e strukturave për çdo ministri.
Në këtë takim kanë qenë prezent vetëm ministrat e PS-së, ndërkohë që 5 ministrat e propozuar nga ana e LSI-së kanë munguar./b.l