TemA TV/ Strazimiri: Në Kosovë na përfaqësoi Sudja. Bogdani kërkon nga Rama të kërkojë falje për Bregoviçin (VIDEO)
Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë, ka thënë se në këtë vizitë na përfaqësoi Sudja. Sipas tij, Rama u bojkotua nga deputetët kosovarë, pasi ai nuk është votuar ende si kryeministër.
Sot në Kosovë na ka përfaqësuar Sudja Ka zgjedhur ta fillojë pikërisht në Kosovë, i pavotëbesuar nga parlamenti, e kur së bashku me ekipin i ngjajnë një kioske pa leje, në pritje të letrave të legalizimit!!! Ndoshta prandaj për herë të parë Kosova pret Kryeministrin e Shqipërisë me një sallë parlamenti të boshatisur Një gjë është e qarte që sot: këtë rekord popullariteti do e mbajë në jetë të jetëve, se ska burrë tia thyejë, ka shkruar Strazimiri.
Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, deputeti Gerti Bogdani, në emër të PD-së, i është rikthyer nderimit të këngëtarit Goran Bregoviç nga Rama kur ishte kryebashkiak. Ai ka thënë se Rama duhet tu kërkojë ndjesë kosovarë për nderimin e Bregoviçit.
Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar, tha Bogdani.
Sipas tij, Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe gjenocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet, vijoi më tej Bogdani.
