E Shtunë, 31 Tetor 2026

VIDEO LAJM/ Njeriu më me fat në botë

plumbi

Ky është momenti befasues kur një person shpëton i gjallë pasi atentatorit të tij nuk i shkrep pistoleta.

Ngjarja ka ndodhur në Foggia të Italisë.

Michele Morelli, 24 vjeç, qëlloi mbi Mario Di Bari, 31 vjeç.

Por fati duket se ka qenë në krahun e Di Bari, një shitës makinash.

Pasi merr një plumb në këmbë, ai rrëzohet.

Në këtë moment atentatori i vjen pranë, ndërsa viktima i lutet për jetën.

Vetëm se tani e fal pistoleta. Ajo nuk shkrep, ndërsa atentatori përgatitet për ti dhënë goditjen finale.

Edhe pse qyteti është përfshirë nga një seri vrasjesh mafioze, që lidhen me bandën Sacra Corona Unita, policia mendon se kjo ishte vetëm një hakmarrje personale./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›