E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Bllokmenët e rinj i kanë harruar tregjet shqiptare, çdo gjë e blejnë jashtë (VIDEO)

topiKryetari i FRD-së .Bamir Topi, zhvilloi gjatë paradites së sotme takime me tregtarët në lagjen pranë Medresesë, një ndër tregjet me të mëdhenj në kryeqytet për veshje. Para tregtarëve dhe mediave, Topi akuzoi ata qe i cilesoi si ‘bllokmenët e rinj’ se kanë harruar tregjet e vendit dhe blejnë gjithçka jashtë shtetit.

Tregu i Medresesë është një nga më të njohurit në kryeqytet dhe për të duhet treguar një kujdes i veçantë. Por, këtë nuk mund ta dinë bllokmenët e rinj, pasi ata prej kohësh e blejnë gjithçka jashtë vendit dhe nuk vinë të shohin kushtet në këtë treg, apo në tregjet e tjera të periferisë, u shpreh Topi, .

Topi foli edhe për pengesat që ka sot biznesi i vogël.

Biznesi i vogël nuk ka frymëmarrje, pasi punohet mes një garë të pandershme.Ata që janë afër qeverisë nuk paguajnë asnjë taksë, ndërsa tregëtarët që mbajnë familjet me bukë dhe janë kritikë ndaj qeverisë paguajnë gjoba që i çojnë drejt falimentimit, tha Topi i cili foli edhe për programin e FRD-së për këtë lloj biznesi: Programi ynë synon ti japë fund gjobave abuzive dhe ti japë frymëmarrje biznesit. Çdo zonë e kryeqytetit ka nevojë për një treg publik modern, pavarësisht se është në periferi për të mos i lënë tregëtarët të shesin në mëshirë rrugëve të lagjeve.

Duke iu përgjigur pyetjes së gazetarëve në lidhje me llojin e taksës që propozon FRD, kryetari i Frymës së Re Demokratike sqaroi: Ne jemi një parti e qendrës së djathtë dhe kemi propozuar një taksë relative, në funksion të biznesit që ka çdo individ. Mendoj se kjo është më e drejtë dhe na ndan ne, nga forcat e tjera politike.  /b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›