E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Topi: Nëse duhet hetim parlamentar, të hetohet nepotizmi në selitë diplomatike (VIDEO)

frdTre ditë para Kuvendit të parë Kombëtar, Fryma e Re Demorkatike mblodhi Asamblenë Kombëtare.

Kryetari Bamir Topi falenderoi gjithë ata shqiptarë që i janë bashkuar udhëtimit dhe kauzës së FRD-së.

Më tej ai u ndal në situatën politike në vend duke theksuar se vendi ka nevojë më tepër se kurrë për një administrim politik demokratik. Politika e sotme e ka humbur besueshmërinë dhe kjo është një ndër arsyet që kushtëzuan daljen tonë të vetëm në zgjedhje, tha Topi.

Sipas tij partitë e vjetra i ndërtuan koalicionet bazuar në pazare politike dhe jo në programe dhe moral, jashtë çdo serioziteti dhe përgjegjësie.

Gjatë fjalës së tij, Topi u ndal edhe në rolin dhe funksionin e parlamentit shqiptar duke vënë në dukje se sot ky organ ligjvënës është shndërruar në një parlament të diskretituar që kontrollohet nga ekzekutivi.

Duke u ndalur në incidentin e fundit diplomatik, Topi tha se komisionet hetimore janë shndërruar në instrumente të një individi dhe nuk përkojnë me atributet serioze dhe fisnike të organit ligjvënës.

Në rast se ka nevojë për hetim parlamenatar duhet hetuar pikërisht politika e pandershme nepotike e pushtetit që ka pushtuar selitë diplomatike, nënvizoi Topi.

Ai kritikoi qëndrimet e disa mediave dhe analistëve të cilët janë kthyer në kamikazë të pushtetit për shkak të interesave të ngushta personale me të.

Këto mjedise televizive jo vetëm që nuk thonë të vërtetën, por e deformojnë atë duke kryer një krim të rëndë ndaj opinionit publik.

FRD është në sinkron të plotë me ndërhyrjet e SHBA-së dhe BE-së ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me procesin zgjedhor, tha Topi, duke shtuar se drejtuesit e FRD-së janë në kontakte të vazhdueshme me selinë diplomatike amerikane në Tiranë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›