E Shtunë, 31 Tetor 2026

TemA TV/ PS: Rekordi i Berishës, listat e borxheve në farmaci (VIDEO)

27-prill-Klodiana-Spahiu-300x198Partia Socialiste vazhdoi të numërojë ditët që na ndajnë nga 23 qershori, duke e quajtur shëndetësinë një nga dështimet e mëdha të kësaj qeverisje.

Deputetja e PS, Klodiana Spahiu tha se Berisha ka mashtruar me premtimet e tij për shëndetësinë.

Sali Berisha premtoi se do të rriste me 60% buxhetin për shëndetësinë; se do te vendoste praktikat më të sigurta në luftën ndaj korrupsionit; se do të hiqte TVSH-në për mallrat dhe shërbimet shëndetësore në sektorin privat.

Sali Berisha jo vetëm mashtroi, por prej 1 marsit 2011 vendosi taksën 10% për barnat dhe shërbimet shëndetësore.

Sot çdo shqiptar i duhet ti paguajë këtij shteti edhe 10 % më shumë për shëndetin, shteti i Berishës takson sëmundjen; çdo prind me fëmijë të sëmurë i duhet ti paguajë 10 % me shumë këtij shteti që nuk i siguron asnjë shërbim cilësor; çdo pensionisti i duhet të paguajë 10 % më shumë për ilaçet; çdo i papunë që është në kushtet e mbijetesës i duhet ti paguajë 10 % më shumë shtetit që e ka braktisur, tha Spahiu.

Sipas saj, një tjetër rekord i qeverisjes të Sali Berishës në këto 8 vite janë listat e borxheve në farmacitë shqiptare.

Një fenomen ky i qeverisjes të Sali Berishës: borxhe për bukën e gojës, borxhe për ilaçet e për shëndetin.

Sali Berisha premtoi se do ofronte sigurim shëndetësor për çdo qytetar shqiptar, që nuk është në gjendje ti paguajë. Sot shqiptarët janë vetë dëshmitarë të këtij mashtrimi.

Sot që flasim në fshat nga 1 milion 380 mijë shqiptarë vetëm 50 mijë janë të siguruar. Shqiptarë në fshat apo në qytet u duhet të përballojnë vetë kosto të larta e shërbime shëndetësore.

Partia Socialiste pas 23 Qershorit do të themelojë Sistemin Shëndetësor Kombëtar si modelin më të suksesshëm të sistemeve shëndetësore aktuale, i cili do të sigurojë;

-shërbim shëndetësor për të gjithë sipas nevojës.

Do të jetë shteti që do ta blejë për qytetarin shërbimin shëndetësor dhe në çdo spital a qendër shëndetësore të vendit askush nuk do të paguajë.

Modeli ynë do te sjellë financim të plotë të sistemit shëndetësor. Heqjen e TVSH-së mbi ilaçet e pajisjet mjekësore dhe politika transparente për çmimet e barnave, tha Spahiu./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›