E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ U padit nga Shkëlzen Berisha, gjykata gjobit 2 milion lekë Taulant Ballën (VIDEO)

balla1Gjykata e Tiranës ka dënuar me 2 milion lekë gjobë deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai ishte paditur për shpifje nga djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Vendimi u dha në mesditë dhe mban firmën e gjyqtarit Ridvan Hado, (kryetar i trupit gjykues edhe për dosjen Gërdeci), i cili pranoi pjesërisht padinë e djalit të kryeministrit që kishte kërkuar 7 milion lekë dënim.

Pas vendimit, avokati i deputetit opozitar Balla, Eridian Salenji tha se vendimi i dhënë nga gjykata kërkon ti mbyllë gojën dhe gjunjëzojë opozitën.

Bashkë me Rilindjen do të rilindin edhe gjykatat, tha avokati i Ballës.

Avokati i Shkëlzen Berishës ishte Fatos Lazimja, djali i tezes së Monika Kryemadhit, gruaja e Ilir Metës.

Padia ndaj Taulant Ballës u depozitua pak muaj më parë, pas deklarimit që deputeti socialist bëri në adresë Berishës për afera korruptive.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›