Temperatura deri në 40 gradë Celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.
/vizionplus.tv