Seria A, ndalet Sampi dhe Udineze, fiton Napoli
1-1 ka përfunduar në “Olimpiko” përballja mes Lacios dhe Sampdorias që vinte me petkun e kryesueses së Serisë A. Por tashmë duhet t’ia lëshojë këtë pozicion Interit, që udhëheq i vetëm me 19 pikë, dy më shumë se skuadra e Del Nerit.
Napoli i trajnerit të sapoemëruar Maxarri ka arritur të marrë një tripikësh me mjaft vuajtje në “San Paolo” përballë Bolonjës. Miqtë kaluan të parët në epërsi me anë të Adailton në minutën e 16-të, por napolitanët përmbysën gjithçka në favor të tyre në 45-minutëshin e dytë të takimit.
Kualiarela në minutën e 72-të dhe Hamshik në minitën e fundit të kohës së rregullt i dhanë Napolit një fitore tepër të çmuar, pas rezultateve të dobëta të javëve të para në kampionat. Kështu, e nis me fitore aventurën e tij në krye të pankinës së Napolit trajneri Valter Maxarri.
Humbje surprizë e Udinezes në “Friuli” ndaj Atalantës. 3-1 përfundoi ky takim, me gola të shënuar nga Tiriboki, Valdes dhe De Ashentis për miqtë dhe Lodi, që barazpeshoi përkohësisht në minutën e 7-të.
Humbet edhe Kievo në fushën e vet 1-2 kundër Barit, që vazhdon të befasojë. Goli i Erjon Bogdanit në minutën e 82-të nuk mundi të shmangë disfatën për verdheblutë, pasi për barezët kishin shënuar më parë Almiron dhe Ranokia.
Në ndeshjet e tjera, Palermo mundi në transfertë Livornon 1-2, Parma fitoi minimalisht 1-0 në “Tardini” përballë Sienës, kurse Katania mundi në shtëpi kaljarin me rezultatin 2-1.
Në mbrëmje (ora 20:45) do të luhet ndeshja e fundit e javës së tetë të Serisë A, ku Milani do të presë në “San Siro” Romën.
Seria A, java 8:
Dje
Juventus 1 – 1 Fiorentina
Xhenova 0 – 5 inter
Sot
Katania 2 – 1 Kaljari
Kievo 1 – 2 Bari
Lacio 1 – 1 Sampdoria
Livorno 1 – 2 Palermo
Napoli 2 – 1 Bolonja
Parma 1 – 0 Siena
Udineze 1 – 3 Atalanta
Milan – Roma (ora 20:45)