Balluku në Nju Jork, takim me ndihmëssekretaren e përgjithshme të OKB-së Zivkoviç

Zëvendëskryeministrja, njeherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku u takua në New York, me Ivana Zivkoviç, Ndihmë Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Sikurse njofton zonja Balluku në rrjetet sociale, gjatë takimit u diskutua për procesin e rindërtimit pas tërmetit 26 nëntorit 2019, ku UNDP ka dhënë mbështetje të vyer për ndërtimin e 64 njësive arsimore.
Zonja Balluku dhe zonja Zivkovic, kanë diskutuar edhe mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe progresin e Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe atë të turizmit.
“Shkëmbyem mendime mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit, duke vlerësuar veçanërisht mbështetjen e OKB-së dhe UNDP-s për reformat e ndërmarra, në kuadër të procesit të integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian” shkruan zonja Balluku.
/ rtsh.al /