Temperaturat e larta, situata nën kontroll

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Enver Roshi, ka deklaruar se numri i të sëmurëve nga temperaturat e larta është 5-10 % më i ulët se një vit më parë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve përfshin pothuajse të gjitha rrethet e vendit, megjithatë ngarkesa më e madhe e rasteve paraqitet në zonat bregdetare, për shkak dhe të numrit të rritur të popullsisë në to.
Ndërsa mosha më e prekur janë fëmijët, kryesisht të moshës 1-14 vjeç, që përbëjnë rreth 50-51 të rasteve, por edhe të moshuarit. ISHP ka këshilluar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nga ndikimi i temperaturave të larta në organizëm.
Këshillat e tyre drejtohen kryesisht tek shmangia e daljes në orët e pikut, si dhe konsumimi i sa më shumë lëngjeve, por dhe i ushqimeve të freskëta e të kontrolluara. /Start/
2011-08-27 14:23