Temperaturat e ulëta, mbyllen shkollat në gjithë vendin
Situata problematike me motin ka bllokuar dhjetëra zona duke mbyllur edhe procesin mësimor. Në këto kushte shumë Drejtori Arsimore Rajonale (DAR) kanë urdhëruar mbylljen e mësimdhënies për shkak se ky proces ka qenë i pamundur në këto kushte. Kështu DAR-et e zona të ndryshme kanë raportuar në dikasterin e Arsimit me detaje të gjitha shkollat e vendit ku procesi mësimor është bllokuar. Vihet re se bllokimi i shkollave njësoi si bllokimi i rrugëve ka ndodhur në zonat jugore, veriore dhe qendrore të vendit. Drejtoritë Rajonale raportojnë se në këto shkolla nuk bëhet fjalë vetëm për mungesë të kushteve dhe ngrohjes së ambienteve, por në shumë nga këto shkolla edhe rruga që të dërgon drejt tyre është e bllokuar. Ajo që të bën përshtypje është edhe fakti se edhe në disa shkolla në periferi të kryeqytetit nuk e kanë zhvilluar procesin mësimor si në Zall-bastar, Krrabë, Mneri etj. Sipas informacionit të dërguar nga DAR/ZA-të për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, se sot, më dt. 02.02.2012, nuk është zhvilluar mësim në zonat respektive, bëhet e ditur nga Minsitria e Arsimit duke listuar me detaje të gjitha shkollat:
* Në të gjitha shkollat e DAR Dibër, ZA Bulqizë, ZA Mirditë, ZA Tropojë, DAR Kukës, ZA Pukë, ZA Malësi e Madhe, ZA Skrapar, ZA Mat, ZA Tepelenë, ZA Kolonjë, ZA Devoll.
DAR Korçë (Plasë, Pojan, Zvezdë, Zëmblak, Sheqeras, zona e Lozhanit, Vreshtas, Bregas, Rrëmbec, Orman-Pojan, Lavdar, zona e Lekasit).
ZA Pogradec (shkollat e komunave Çerravë, Trebinjë, Dardhas dhe Proptisht), DAR Berat (shkollat e komunave Tërpan dhe Sinjë),
DAR Shkodër (shkollat e fshatit),
DAR Lezhë (Ungrej, Kalivaç, Trashan, Kallmet, Dajç, Mabe, Grash, Kakarriq, Malecaj).
ZA Has (Mujaj, Golaj, Letaj, Zgjeç, Kosturr, Fajza, Tregtan, Metaliaj, Gjinaj, Domaj Kishaj).
DAR Elbasan (42 shkollat në komunet Shmil 6 shkolla, Gjinar 4 shkolla, Shushicë 2 shkolla, Mollas 3 shkolla, Grekan 2 shkolla, Belsh 6 shkolla, Funar 2 shkolla, Kosovë 2 shkolla, Tregan 2 shkolla, Zavalinë 1 shkollë, Gostimë 6 shkolla, Shalës 3 shkolla
ZA Gramsh (shkollat e komunave, Poroçan, Tunjë, Kukur, Skënderbegas, Kushovë, Lenie).
ZA Librazhd (shkollat e komunave: Steblevë, Orenj, Lunik, Qendër, Polis, Hotolisht, Qukës, Stravaj, Rajcë).
DAR Vlorë (shkollat e komunës Sevaster).
DAR Qarku Tiranë (shkollat e komunave Zall-bastar, Krrabë, Mneri i sipërm, Kllojkë).
Shkodër, probleme brenda në qytet
Gjatë 24 orëve të fundit i gjithë territori i qarkut të Shkodrës është përshirë nga reshjet dëborës, e cila vazhdon të bjerë. Trashësia e saj shkon nga 40-50 cm në qendrat urbane dhe në zonat malore si në Pukë dhe në Malësi të Madhe shkon mbi 1 m. Kjo ka krijuar vështirësi të kalueshmërisë së mjeteve në të gjitha akset nacionale brenda territorit të qarkut që lidhin qarkun me qarqet fqinjë. Ndërsa të gjitha akset e rrugëve rurale janë të bllokuara. Vështirësia e mjeteve që po punojnë aktualisht në këto akse është mjaft e madhe pasi procesi i punës së tyre vështirësohet nga reshjet e dëborës dhe nga erërat e forta. Drejtori Nesti Kiri në mbledhjen e shtabit të emergjencës së prefekturës së Shkodrës të zhvilluar paraditen e së enjtes raportoi se ka patur orteqe në Rrapë dhe në aksin Qafa-Laç – Koman.
Ndërsa në qytetin e Shkodrës janë angazhuar 10 fadroma dhe 60 punonjës për largimin e dëborës nga rrugët, por kjo ka qenë e pjesshme. Edhe pse një pjesë e madhe e akseve rrugore kryesore të qytetit të Shkodrës janë në rikonstruksion dhe në to është e pamundur të ndërhyhet për pastrimin e dëborës, në pjesët e tjera ndërhyrja ka qenë e vonuar si tek unaza, edhe në rrugët dalëse të qytetit.
Është punuar për të liruar vetëm në disa nga segmentet në qendër të qytetit, ndërsa për trotuaret është punuar nga bizneset që ushtrojnë aktivitetin pranë tyre të cilët kanë bërë dhe largimin e dëborës. Mësimi është ndërprerë në rrethet Pukë dhe Malësi e Madhe.
Sipas drejtores rajonale të arsimit në Shkodër, Atrida Ferketi, në shkollat e fshatrave të Shkodrës ka pasur probleme lidhur me transportin e mësuesve pasi rrugët rurale janë të bllokuara, ndërsa në qytet të gjitha shkollat kanë ngrohje dhe janë të hapura, por pjesëmarrja e nxënësve në mësim ka qenë në masën 20% ku ka ndikuar dhe situata gripale. Anila Dushi
Njerëz të bllokuar gjatë natës në Muzinë
62 vetë kanë mbetur të bllokuar për rreth katër orë gjatë natës në aksin Jorgucat Muzinë për shkak të motit. Burimet zyrtare të policisë së Gjirokastrës u shprehën se në këtë aks që prej orës 01:00 të mëngjesit janë bllokuar një autobus i linjës Sarandë – Tiranë me rreth 50 pasagjerë dhe një mikrobuz i Delvinës me 12 pasagjerë, megjithëse ishin të pajisur me zinxhirë, era e fortë që frynte ka bërë që në segmente të caktuara bora të kalonte nga një metër lartësi dhe për këtë shkak lëvizja u bë e pamundur.
Të gjithë këta pasagjerë kanë qëndruar në autobus dhe në mikrobus deri rreth orës 05:00 të mëngjesit. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, Gentian Mullai, njoftoi se policia rrugore dhe e rendit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të gjithë pasagjerëve nga zona e bllokuar dhe transportin e tyre me mjete të vogla të pajisura me zinxhirë. Për të garantuar jetën e qytetarëve që ishin në këto automjete dhe për të shmangur rrezikun e mundshëm, Policia Rrugore e Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Gjirokastër nuk ka lejuar që asnjë automjet i pajisur me zinxhirë të afrohej në vendin ku ishin bllokuar pasagjerët e këtyre automjeteve, pasi mund të rrezikohej jeta e tyre edhe si pasojë e errësirës. Me rënien e ditës, Policia Rrugore ka bërë të mundur me mjetet e saj të transportojë të gjithë pasagjerët deri jashtë zonës së bllokuar.
Në qytetin e Gjirokastrës lëvizja ne lagjet e sipërme të qytetit bëhët me zinxhirë. Drejtori i Policisë së Qarkut Gjirokastër që prej mbrëmjes së djeshme ka urdhëruar kalimin në gadishmëri të të gjitha efektivave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Aksi rrugor Jorgucat Muzinë – Syri i Kaltër që prej orës 01:00-13:00 të së enjtes ka qëndruar i bllokuar. Pas kësaj ore ky aks është zhbllokuar vetëm me një kalim dhe lëvizja vijoi me zhinxhirë.
Kakavijë, pasagjerët flenë në doganë
Probleme janë shfaqur edhe në pikën kufitare të Kakavijës. Persona që i ishin drejtuar shtetit fqinj deklaruan se kanë fjetur një natë në kufi për të kaluar më pas. Mësohet se në Greqinë veriore temperaturat arrijnë në -16 gradë celcius
Situata në akset rrugore në shkallë vendi
Në qarkun Kukës:
1. Aksi rrugor Morinë Kalimash i kalueshëm me zinxhirë vetëm për makinat e vogla si dhe për mjetet deri në 3.5 ton,
2. aksi Kukës Krumë i kalueshëm me zinxhirë,
3. aksi B.Curri Qafë Morinë i kalueshëm me zinxhirë,
4. aksi Krumë B. Curri i kalueshëm me zinxhirë,
5. aksi Topojan Kukës i kalueshëm me zinxhirë,
6. aksi Ujmisht Lusen Bushtricë – Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë i pakalueshëm,
7. aksi Shëmri Qafë Shllak i kalueshëm me zinxhirë,
8. aksi rrugor Topojan Shishtavec i pakalueshëm,
Në të gjitha akset nacionale në këtë qark po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe në disa segmente ka dhe shtresa akulli, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Në qarkun Dibër:
1. aksi rrugor Peshkopi Bulqizë Klos i kalueshëm me zinxhirë vetëm për mjetet e vogla,
