E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Meta: Të ndryshojë ligji për përgjimet

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka komentuar dje çështjen e videos duke thënë se çështja u mbyll përfundimisht dhe të gjithë duhet të heshtin. Duke folur në televizionin ABC Neës, Meta tha se tashmë duhet të ndonjë një reformë legjislative në fushën e përgjimeve.

Zoti Meta, kjo histori është mbyllur nga pikëpamja ligjore. Ne pamë dhe disa elementë të tjerë të mbrojtjes suaj  që dhanë fjalën e fundit si një lloj replikë dhe ndaj intervistës së kryeprokurores Ina Rama. Për ju është mbyllur kjo histori përfundimisht?

Për mua në 16 janar kjo histori u mbyll përfundimisht, është e mbyllur ligjërisht. Kur flet Gjykata mendoj se të gjithë duhet të heshtin dhe të respektojnë vendimin e saj. Ndërkohë, politikisht dhe moralisht kjo histori u mbyll që në 8 maj sepse dihet që gjithë orkestrimi i këtij sulmi të shëmtuar e të padrejtë, nuk bëri gjë tjetër veçse solli rritjen e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aq më tepër në kryeqytet, ku beteja politike ishte dhe më e fortë.

Atëherë pati një zgjedhje e avokatëve tuaj mbrojtës për të vijuar dhe më një shpjegim në emisionin Opinion. Në emër të çfarë u bë ky shpjegim? I referohem zotit Antonio Federiko që shoqëronte avokatin tuaj.

Mendoj se vendimi i Gjykatës ka qenë shumë i qartë dhe ju them me bindje se edhe në rast se do të kishte 15 anëtarë të trupit gjykues përsëri do të ishte 15 me 0. Madje sikur këto të ishin përfaqësues të forcës politike që nxiti këtë sulm, sepse kuptohet që ky ka qenë një proces tepër transparent. Janë bërë disa seanca, janë dëgjuar dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria, po kështu ekspertiza është demonstruar nga gjyqtarët në sallën e gjyqit, para gazetarëve, trupit gjykues por dhe Prokurorisë. Ka ndodhur diçka tepër absurde, jashtë integritetit të përfaqësueses të organit të akuzës, e cila ka vijuar me pretendime të paqena edhe pas vendimit të Gjykatës, duke dëshmuar edhe njëherë sesa e angazhuar në mënyrë politike ka qenë në këtë akuzë tërësisht poltike, sepse tha gjëra të pavërteta. Ndërkohë eksperti italian, profesor Antonio Frederiko, që është eksperti më i mirë në Itali dhe në botë përsa i takon çështjes kryesore asaj të audios, zërit e sinjaleve e kështu me radhë. i cili është angazhuar që në fillim dhe që ne kemi kërkuar që të jetë prezent sipas ligjit tonë kodit të procedurës penale dhe të gjitha inspektimet që do të bënte Prokuroria ishte e lirë ti bënte kur të dëshironte dhe ti bënte në mënyrë të ligjshme, i cili ka marrë pjesë në seancën e parë të këtij gjyqi dhe që ka marrë pjesë në daljet përpara Gjykatës dhe që mendoj se bëri një zbërthim tepër profesional dhe shkencor për të gjithë ato që kuptojnë këto çështje, por edhe për ato që nuk duan ti kuptojnë.

Ndërkohë, kamera fokusonte vazhdimisht çantën e zotit Braho. Pak më parë më thatë se kjo histori është e mbyllur për ju, çka do të thotë që ajo çantë do të qëndrojë e mbyllur?

Për mua kjo histori nuk ekziston më, madje që në fillim të këtij viti e kam konsideruar si një histori që i takon vitit të kaluar. Dua të konfirmoj se jam kategorikisht kundër këtyre formave të shëmtuara dhe të padenja të luftës politike. I jap përkrahjen time më të madhe cilido që ka dëshirë e vullnet të luftojë korrupsionin dhe i kam ftuar e i ftoj të gjithë të ndjekin rrugën ligjore e institucionale në këtë drejtim. Por është një gabim shumë i madh që kur një forcë politike apo dhe një organ që vepron në kundërshtim me ligjin bëhen pjesë e një veprimi krejtësisht të padenjë. Megjithatë populli thotë që Nga çdo e keqe duhet të nxjerrim një mësim dhe në këtë drejtim unë mendoj se kjo histori duhet të sjellë dhe një reformim të legjislacionit tonë edhe në kë fushën e përgjimeve. Ajo që ndodhi ishte një lojë politike dhe zoti Meta për hir të një sensibiliteti që u krijua nga aktorët politikë apo dhe nga media të caktuara, dha dorëheqjen dhe ndoqi rrugën më të drejtë që duhet të ndjekë një politikan. Jo vetëm kaq por edhe kur Gjykata rrëzoi me të drejtë të gjitha provat e prokurorisë duke nxjerrë ekspertizën si të paligjshme, përsëri në vend që ne të kërkonim  pushimin e çështjes, kërkuam që kjo çështje të shikohej deri në fund, në themel, çdo provë, çdo dëshmitar  që mund të kishte akuza dhe procesi të përfundojë. Por zoti Meta falë përvojës, eksperiencës, falë përkrahjes brenda dhe jashtë vendit ishte në gjendje që të sigurojë ekspertin më të mirë të Italisë, ekspertit që është marrë me çështjen e skandalit Ustika ku u përplasën dy avionë apo të çështjeve që kanë të bëjnë me ish-kryeministrin Berluskoni.

Ju pak më parë u shprehët se kur ndodh diçka e keqe duhet nxjerrë një mësim. Ju zoti Meta a keni nxjerrë një mësim qoftë dhe në nivelin e bashkëpunëtorëve me të cilët ju keni arritur dhe këtu ku jeni  dhe ndërtuat një koalicion kaq të rëndësishëm si ai me Partinë Demokratike.

Unë shikoj përpara dhe në këtë këndvështrim për mua është e rëndësishme që gjithmonë të jem i hapur, të jem bashkëpunues me kolegët e mi. Nuk kam për ta ndërruar natyrën time. Janë vetë sfidat, janë vetë betejat politike që bëjnë seleksionim përkatës. Për një lider që të jetë i hapur është e rëndësishme që të japë dhe besim.

Zoti Meta, ky moment është një rinisje për ju. Keni konsumuar një vit me betejat ligjore, dhatë dorëheqjen duke mos mbajtur asnjë post qeveritar, por ishit në krye të LSI-së. Kur flas për rinisje, a mendoni se ka ardhur koha për një rifreskim të Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Ky freskim, kjo ripërtëritje, ky riformatim, ky riprogram, një rihapje e Lëvizjes Socialiste për Integrim duhet të kishte nisur edhe më parë, por tani besoj që tani është koha për një ristartim shumë të fuqishëm, shumë më të programuar. Këtu bëhet fjala për të gjitha drejtimet, ne nuk është se kemi ruajtuar ndonjë krizë identiteti, përkundrazi dhe nuk ka qenë një vit i humbur sepse me këtë çështje janë marrë më shumë avokatët dhe dua ti falënderoj edhe ata. LSI-ja e tregoi veten e saj pikërisht në 8 maj, e cila ishte një betejë e LSI-së sesa një betejë apo sfidë personale e Ilir Metës dhe LSI-ja tregoi se edhe kryetari i saj mund të sulmohet në mënyrën më të orkestruar dhe çnjerëzore, jo vetëm me anë të pamjeve të montazheve por edhe të dhunës verbale televizive. Mos harrojmë këtu ndjesë pastë LSI-ja. Një gjuhë e papërdorur në jetën politike dhe jashtëzakonisht tepër e vjetër dhe më e vjetër se këto 20 vjet në pluralizëm politik. Mendoj se socialistët nuk kanë qenë të këtij mendimi. Por, ajo që është e rëndësishme është ajo që ne do të shohim përpara për tu marrë me problemet që ka vendi, me problemet që kanë qytetarët tanë. Kjo është sfida kryesore e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nuk bëhet fjalë thjesht për të konsoliduar LSI-në. Ky është një proces që tashmë ka ndodhur dhe që ndodh dhe që u konfirmua edhe në 8 maj dhe që do të konfirmohet edhe në të ardhmen. Por, problemi kryesor është që kjo forcë të jetë vërtet një instrument tepër i rëndësishëm për të dëgjuar dhe për tu dhënë përgjigje shqetësimeve dhe problemeve të qytetarëve tanë dhe sfida të mëdha që ka vendi që nuk janë të pakta sepse edhe Bashkimi Europian ka sfida të papaparashikuara kohë më parë. Dhe ne duhet të rishohim veten tonë, të rishohim politikat tona, që në këto kohë të turbullta, efektet negative të kësaj krize, të përgjithshme globale, apo evropiane të ndikojnë sa më pak në mirëqenien e qytetarëve tanë.

Mendoni se keni humbur kapital nga elektorati i majtë apo ka nevojë ti riadresoheni sërish, përgjatë këtyre viteve koalicion me Partinë Demokratike?

Kjo është një pyetje për sa i takon vot

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›