E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Bashkia për romët duhet të gjejë një zgjidhje përfundimtare

Tiranë – Vetëm pak minuta pas deklaratës nga Bashkia për strehimin e romëve te palestra e shkollës 1 Maji, ka reaguar Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Sipas tij kjo është një zgjidhje e menjëhershme por ky komunitet kërkon një zgjidhje përfundimtare. Ai ka falenderuar bashkinë për zgjidhjen e përkohshme dhe ka kërkuar që të gjendet një vend strehimi ku këto 8 familje të zhvendosen përgjithmonë.

Pjesë e këtij komuniteti janë 52 persona të cilët ishin vendosur te godina e Avokatit të Popullit, pasi me një urdhër të bashkisë ata u dëbuan nga vendi ku jetonin prej 8 vitesh.
Moti i ftohtë ka përkeqësuar dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve, 2 prej të cilëve janë nisur me urgjencë në spital.

K.T/ IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Ambasadorë, ku kanë shkuar milionat për romët? Tiranë Pasi janë dëbuar sa nga një vend në tjetrin,...
  2. Romët e pastrehë, përkohësisht në palestren e shkollës “1 Maji” Tiranë- Komuniteti rom që aktualisht është strehuar në ambjentët e...
  3. Avokati i Popullit- Ligjet, miratohet me konsensus Igli Totozani Tiranë- Kandidatura e Igli Totozanit për kreun e Avokatit të...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›