Skrapar, socialistët deklarojnë mbështetjen ndaj Ramës
SKRAPAR- Socialistët e Skraparit kanë deklaruar hapur dhe qartë mbështetjen ndaj kreut aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Në një komunikim me median, sekretari i Partisë Socialiste për Skraparin sekretari i kësaj partie, Fatos Hasanaj shprehet se mbështesin rezolutën e Asamblesë Kombëtare për zhgjedhjet e 28 qershorit në Shqipëri, qëndrimin për mosnjohjen e rezultatin e zgjedhjeve si një rezultat që nuk pasqyron vullnetin e popullit shqiptar dhe votuesve të Skraparit.
Ai tha se socialistët e Skraparit e konsiderojnë të paligjshme veprimet e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, duke penalizuar sipas tyre procesin zgjedhor.
Më tej ata i kërkuan kreut socialist Edi Rama të udhëheqe veprimin politik të PS në këtë synim demoktarik, të ligjshëm e kushtetuues dhe shprehim mbështetjen tonë për rikonfirmimin e tij në krye të Partise Socialiste. (e.n/BalkanWeb)