E Martë, 3 Nëntor 2026

“Tempulli” arreston një 39-vjeçar, siguronte kanabis me qëllim shitjen në doza

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli” ka rënë në pranga shtetasi E. K pasi.

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit, mësohet se duke pasur si qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në lagje të ndryshme të qytetit arrestohet një 39-vjeçar dhe procedohet penalisht shtetasi R.K. 40-vjeçar.

Sipas të njëjtit burim, në banesën e të arrestuarit u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, ndërsa në banesën e të proceduarit u gjetën disa fishekë arme gjahu.

Policia njofton se vijojnë hetimet për të identifikuar shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›