“Tempulli” arreston një 62-vjeçar, u kap duke shitur lëndë narkotike në qytetin e Përrenjasit

Një shtetas 62-vjeçar është vënë në prangat e Policisë, pasi u kap duke shitur lëndë narkotike në qytetin e Përrenjasit.
Sipas një njoftimi zyrtar, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Përrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.
Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/