E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama ndan pamje nga Thumana e rindërtuar, 4 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit

Kryeministri Edi Rama publikoi pamjet nga Thumana, zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, sot e rindërtuar pas tërmetit të fortë që preku vendin në orët e para të 26 nëntorit, e që la pas 51 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Qeveria mori përsipër rindërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti. Kosto e rindërtimit u llogarit mbi 1 miliard euro.

Pas tërmetit u ndërtuan lagje të reja me qendra shëndetësore, shkolla dhe gjithë infrastrukturën mbështetëse.

Në Thumanë janë ndërtuar 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale për të gjithë banorët, që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.

Lagjja e re në Thumanë ka edhe ambiente të gjelbra dhe terrene sportive për komunitetin, ku përfshihen fusha basketbolli, volejbolli dhe futbolli.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›