E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tempulli, brenda dhe jashtë" i Bardhyl Londos



Poeti Bardhyl Londo mbërrin tek publiku me qasjen me të re ndaj kulturës me logon"Tempulli, brenda dhe jashtë".
I konceptuar në pesë cikle Tempulli i Kulturës së studiuesit Londo na vjen me dimensionin si publicist në harkun e 20 vjetëve të ndryshimeve në sistemin demokratik.

"Thinja në tempull", " Dhembja e Tempullit", "Pikëllimi", "Hapësirat' dhe "Tempulli i ëndërruar" janë pesë etapat nëpër të cilat rrugëton shpirti i autorit i cili tanimë është një aktor në progresin e kulturës shqipe si këshilltar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Religjoneve.

Shkrimet e viteve te ndryshme të paredaktuara vijnë me një aktualitet të ndjeshëm sepse shqetësimi dhe problematika është e njëjtë. Sipas publicistit Bardhyl Londo këto shkrime që i ngjajnë klithmës post moderne të Kasandrës janë dëshmi jo vetëm e një tempullari të kulturës shqiptare, sepse për t'u kujdesur për tempullin tolerohet shumccka . Libri Tempulli brenda e jashtë shenjohet si antologjia e parë e krijimtarisë publicistike dhe eseistike në lidhje me kulturën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›