Argjentina, Belen: Nëse fiton, tatuazh me Maradonën

“Nëse Argjentina do të fitojë botërorin do të bëjë një tatuazh me fytyrën e Maradonës, por nuk e them se ku”. Belen Rodriguez hedh sfidën e saj pwrpara ndeshjes me Gjermaninë.
Ajo është e lumtur për humbjen e Brazilit me Holandën dhe shpreson për një finale mes Argjentinës dhe Ganës (përpara se të eleminohej dje).
Asnjë “striptease” në rastet kur Messi dhe shokët e tij do arrinin të çonin në shtëpi Kupën e Botës.
“Zhveshja e Sabrina Ferilli për të festuar trofeun e Romës është e papërsëritshme”, shprehet Belen që preferon të bëjë diçka më origjinale.
“Në televizion jemi gjithmonë të zbuluara dhe tani është më mirë që të mbulohemi, bën më shumë efekt”, theksoi ajo.