E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ten Hag “dënoi” lojtarët të dëgjonin në heshje si festonte Liverpool

Pas humbjes turpëruese të pësuar në fushën e rivalëve historik, lojtarët e United kaluan një tjetër makth. Siç raportojnë mediat angleze, trajneri holandez i “Djajve të kuq” ka dënuar lojtarët e tij që të uleshin në dhomat e zhveshjes dhe në qetësi të dëgjonin si festonte “Anfield Road” me heronjtë e vet.

Ten Hag mori këtë vendim pasi donte që të motivonte lojtarët e tij, të cilët në atë takim u futën në historinë e klubit (për herë të fundit kishte humbur me 7 gola diferencë në 1931).

Ky gjest nuk është pritur mirë nga lojtarë si Casemiro, Varane apo Rashford, të cilët e kanë konsideruar si të tepërt vendimin e trajnerit. Mënyra e zhurshme si skuadra e Liverpool festoi në dhomat e zhveshjes ishte gjëja e fundit që lojtarë si të lartpërmendurit donin të dëgjonin në ato moment.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›