E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Barça, sherri Fati-Torres për penalltinë: Xavi shuan polemikat

Liga spanjolle është e ngjyrosur gjithnjë e më shumë me nuancat Blaugrana. Lideri Barcelona në fakt fluturon në +9 ndaj Real Madridit, i dyti dhe i bllokuar në 0-0 në Sevilje kundër Betis, dhe synon titullin e 27-të të kampionit të Spanjës. Thellimi i diferencës erdhi dje kur djemtë e Xavit mundën 1-0 Valencian në ‘Camp Nou’. Një fitore e dhimbshme, edhe falë goditjes së humbur të penalltisë nga Ferran Torres që mbajti në ekuilibër ndeshjen deri në fishkëllimën e fundit. Por është gabimi nga pika e bardhë e ish-lojtarit të Manchester Cityt  që ka tërhequr vëmendjen orët e fundit. Në fakt bie në sy debati mes vetë Torresit dhe Ansu Fatit për goditjen e penalltisë.

Ishte minuta e 55-të kur gjyqtari Rojas fishkëlliu për një penallti për Barcelonën. Ferran Torres dhe Ansu Fati nxitojnë tek topi dhe fillojnë të debatojnë në mënyrë të ndezur. Pason një sherr mjaft i nxehtë: Ansu Fati do të donte të ekzekutonte penalltinë, por Torres e largon atë, madje duke i dhënë një shpatull të lehtë. Takimi i shkurtër ballë për ballë mes të dyve përfundon më pas me ndërhyrjen e Kessie dhe Raphinha të cilët arrijnë diplomatikisht të qetësojnë tensionin. Më pas Xavi kujdeset për zbardhjen e hierarkive në konferencën për shtyp pas ndeshjes: “Ka një urdhër dhe Ferran ishte ekzekutuesi i penalltisë, por varet edhe nga ndjenjat e lojtarëve. Ne jemi stafi dhe vendosim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›