E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dinamo, Pinari për RTSH Sport: Objektivi është vendi i parë dhe

Fitorja me Besëlidhjen në Lezhë e ka rikthyer Dinamon në korsinë e duhur pas disa rezultateve zhgënjyese që kulmuan me largimin e trajnerit Nevil Dede. Prej disa ditësh, në stolin e nëndetëses janë ulur dy ish, të cilët kanë marrë prsipër ringritjen e skuadrës që e mbylli vitin 2022 në vendin e parë me shpresa të mëdha për rikthimin në Superiore edhe pse tashmë gara është bërë shumë e ashpër mes bluve, Flamurtarit dhe Skënderbeut.

Trajneri dhe ish-mbrojtësi, Luan Pinari, ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit për t’i ardhur në ndihmë skuadrës në këto momente delikate. Ai është emëruar zv/trajner në stolin blu ku ka nisur punën me Dritan Mehmetin.

“Jam rikthyer në një moment delikat. I referohem klasifikimit pas rrezultateve të arritura në javët e fundit. Por nga ana tjetër jam optimist pasi kam gjetur një ekip mjaft të organizuar. Tani do të shikojmë si do të vazhdojmë, por me aq sa kam parë nga afër skuadra është e shëndetëshme dhe për këtë motiv them se vendi i parë është i arritshëm. Objektivi ynë është rikthumi në Abissnet Superiore”, tha Pinari për mikrofonin e RTSH Sport.  

Objektivi është i qartë, Kategoria Superiore pasi koha për Dinamon nuk pret dhe një sezon tjetër në të parën do të ishtë shkatërrimtar për klubin dhe këtë stemë që Pinari e ka mbajtur me krenari për shumë vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›