E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ten Hag, gati revolucioni te Mançester Junajtid

Ardhja e holandezit Erik ten Hag në pankinë, ridizenjon strategjinë e transferimeve të Manchester United dhe vë në pikëpyetje të ardhmen e disa të ashtuquajturve të paprekshëm. Sipas lajmeve që vijnë nga Premier Liga, lëvizjet dhe skenarët e merkatos që do të hapen për klubin e ‘Djajve të Kuq’, pas ardhjes së zëvendësuesit të Ralf Rangnick.

Francezi Paul Pogba dhe serbi Nemanja Matic, të dy në skadencë të kontratës, do t’i thonë lamtumirë Old Trafford, ashtu si Marcus Rashford dhe Antonhy Martial, aktualisht i huazuar te Sevilla. E ardhmja e Aaaron Wan-Bissaka, Eric Bailly, Phil Jones dhe Alex Telles, megjithatë, mbetet në ekuilibër, por të katërt nuk ka gjasa të konfirmohen.

Një revolucion i vërtetë për të rinovuar stafin dhe për t’i dhënë jetë të re një skuadre që dëshiron të rikthehet në krye, si në Evropë ashtu edhe në Angli. Madje, për Pogba, aventura e tij në Mançester tashmë mund të ketë përfunduar pasi do të duhen të paktën katër javë për t’u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi kundër Liverpool-it. “Unë nuk mendoj se ai do të jetë në gjendje të luajë përsëri,” tha Rangnick.

Sa i përket Cristiano Ronaldos, Ten Hag e ka bërë të qartë se nuk do t’i shkulë flokët në rast të lamtumirës së portugezit, por shumë do të varet se si do të përfundojë sezoni i United. Nëse objektivi i Champions League nuk arrihet, atëherë mund të jetë vetë CR7 ai që kërkon një destinacion të denjë për nivelin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›