Hamilton e konfirmon: Chelsea? Uau, është një shans i madh

“Unë jam një sportdashës dhe futbolli është sporti më i rëndësishëm në botë. Chelsea është një nga më të rëndësishmit. Dëgjova për këtë mundësi dhe thashë ‘Uau, është një mundësi e shkëlqyer dhe po përpiqem ta shfrytëzoj’”. Kështu është shprehur Lewis Hamilton, piloti i Mercedesit dhe kampioni i madh i F1, nga konferenca për shtyp e së premtes në Imola, duke konfirmuar interesimin e tij për t’iu bashkuar konsorciumit që dëshiron të marrë Chelsean nga Roman Abramovich.
“Unë kam qenë tifoz futbolli që fëmijë. Kam luajtur deri në adoleshencë, në ekipet e shkollës. Luaja në cep të rrugës ku jetoja, isha fëmija i vetëm me ngjyrë por doja të ambjentohesha dhe kjo ishte një nga mënyrat. Motra ime më godiste me grusht në krah dhe më thoshte ‘duhet të bësh tifo për Arsenalin’ dhe unë isha tifoz i Arsenalit për 5-6 vjet, por xhaxhai im, Terry ishte tifoz i bluve dhe kam parë shumë ndeshje me të”.
Edhe Hamilton konfirmon pjesëmarrjen e Serena Williams në projekt: “Ne kemi folur disa herë për këtë, kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë, ajo është një sportiste dhe një grua fenomenale. Ajo më pyeti se çfarë mendoja dhe i thashë që doja të isha i përfshirë dhe ajo gjithashtu ka vendosur të jetë e tillë”. “Si fëmijë – vazhdoi ai – mbaj mend që mblidhja ngjitëse, i ndërroja me ëmbëlsira, qindarka, me fëmijë të tjerë dhe doja të kisha më të çmuarit. U përpoqa të isha më i miri në futboll, në fund ndoqa një rrugën si pilot, por ishte akoma një ëndërr të isha pjesë e pandashme e një ekipi”.