E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendenca e re në Greqi – sulme ndaj diplomatëve gjermanë

16-11-2012 / Gazeta 55

Në Selanik është regjistruar agresioni shqetësues ndaj një diplomati gjerman, duke rrezikuar kthimin në tendencë të sulmeve ndaj ambasadave ndërkombëtare, të vlerësuara si përgjegjëse për krizën e thellë ekonomike

Rreth 250 punonjës së bashkisë së Selanikut kanë protestuar përpara një qendre kongresesh në qytet për të ndaluar takimin e funksionarëve greko-gjermanë.
Policia e Selanikut është përballur me protestuesit të cilët kërkonin të sulmonin diplomatin gjerman Wolfgang Hoelscher Fuchtel ndërsa hynte në sallën e kongresit, i cili u godit me shishe plastike. Sipas funksionarëve të sindikatës u bë e ditur se manifestuesit ishin të acaruar me deklaratat e konsullit gjerman i cili një ditë më parë kishte deklaruar përpara gazetarëve se Greqia mund të bëjë më shumë për të reformuar sektorin e fryrë të qeverisë lokale. Fuchtel kishte thënë ndër të tjera se ekspertët mendojnë se 1000 gjermanë mund të bëjnë punën e 3000 punonjësve grekë. Por diplomati gjerman më pas ishte justifikuar duke thënë se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar. Ai u emërua nga Kancelarja gjermane Angela Merkel vitin e kaluar për të shqyrtuar rrugët për rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve. Komentet e tij acaruan më tej  nervat e grekëve në një kohë kur huadhënësit e saj, kanë kërkuar pushime nga puna në sektorin publik si pjesë e masave që duhet të zbatojë në këmbim të  këstit të ndihmës. Shumë qytetarë fajësojnë Merkel për detyrimin ndaj qeverisë për shkurtime të dhimbshme në këmbim të paketave ndërkombëtarë të  ndihmës. Në Gjermani, mediat i kanë karakterizuar 11 milionë banorët e vendit mesdhetar si dembelë dhe të korruptuar që shkaktuan krizën. Dhjetëra mijëra protestues u përleshën me policinë, kur Merkel vizitoi Athinën në tetor.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›