Zgjedhja e Kryeprokurorit/Presidenti Nishani nis konsultimet me partitë politike
16-11-2012 / Gazeta 55
Javën e ardhshme Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të nisë një tur konsultimesh për emrin e Kryeprokurorit të ri. Kreu i shtetit do të takohet me përfaqësues të partive parlamentare për të evidentuar vlerat më të mira që duhet të përfaqësojë figura e ardhshme e Prokurorit të Përgjithshëm, si një pozicion i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Takimet me përfaqësuesit partiak do të zhvillohen, të martën më 20 nëntor, në mjediset e Presidencës, dhe vijnë vetëm pak ditë pasi kreu i shtetit u konsultua me partitë parlamentare për datën e zgjedhjeve të ardhshme.
...