E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tender per privatizimin e pjesshem te porteve te Pireut dhe Selanikut

Qeveria greke beri thirrje per nje tender nderkombetar per te kaluar ne sektorin privat nje pjese te aktiviteteve te porteve te Pireut dhe Selanikut, projekt i diskutuar qe nga fillimi i muajit nga punetoret e portit, te cilet kane frike per vendet e tyre te punes. Rezultati i ketij tenderi pritet pas pesedhjete ditesh, lajmeroi sot ministri grek i Marines tregtare, Zhorzh Voulgarakis, pas bisedimeve me kryeministrin Kostas Karamanlis. "Te gjitha te drejtat e punetoreve do te respektohen, ata nuk do te humbin as punen e as te drejtat e tyre", shtoi ministri. Punetoret kane filluar nje greve 48-oreshe qe nga dita e djeshme dhe sindikatat kane lajmeruar se do te vazhdojne luften e tyre duke refuzuar te punojne me orar te zgjatur. "Ne do te luftojme aq sa te jete e nevojshme, ndoshta deri per "Pashket", beri te ditur nje udheheqes i sindikates se punetoreve te portit. Qeveria mendon se dhenia me koncension e nje pjese te portit te Pireut, do te rriste te ardhurat deri ne 500 milione euro duke trefishuar kapacitetin e tij, ndersa privatizimi i pjesshem i aktiviteteve te portit te Selanikut do te sillte deri ne 250 milione te ardhura fitim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›