Camilo Jose Cela - "Femija i tmerrshem " i letersise spanjolle
Disa e konsideronin hero kombetar, ndersa te tjere si nje "femije te tmerrshem" te letersise spanjolle dhe atij i pelqente ky paradoks. Shkrimtari spanjoll fitues i cmimit Nobel, Camilo Jose Cela (Kamilo Hoze Sela) i cili vdiq me 17 janar 2002 ne moshen 85 vjecare, ishte nje provokator i lindur dhe e tregoi kete tipar jo vetem ne veprat qe shkroi, por edhe ne jeten plot aventura qe kaloi.
Cela lindi ne maj te vitit 1916 ne Iria Flavia, ne rajonin jugperendimor Galicia. Djali i nje shkrimtari amator dhe i nje britanikeje e kishte pershkruar femijerine e tij si nje "kohe te arte", gjate se ciles prinderit e kishin llastuar. I perjashtuar nga kater shkolla, ku ai thoshte se "merzitej per vdekje", Cela studioi me pas ne Madrid per mjekesi, filozofi dhe juridik. Ai mori pjese ne Luften Civile te Spanjes si vullnetar ne trupat e gjeneralit Francisko Franko. Gjate kesaj lufte, ai u plagos dhe shkroi poemen e tij te pare surrealiste. Qe nga ajo kohe, Cela nuk hoqi dore kurre nga letersia, megjithese punoi ne vende te ndryshme si gazetar, nepunes publik, piktor, aktor dhe profesor letersie.
"Deshiroja gjithmone te behesha poet dhe jo shkrimtar", ankohej ai, megjithese fama e tij vjen nga romanet qe krijoi, duke bere emer ne vitin 1942 me "Familia de Pascual Duarte" (Familja e Paskual Duartes). Ky roman kritik realist u ndalua nga regjimi i Frankos, por, megjithate, ai ndihmoi krijimin e nje rryme te re letrare te njohur si "tremendismo", duke e cliruar letersine spanjolle nga shijet konvencionale dhe duke e futur ate ne nje bote krimesh dhe dhune.
Cela punoi per llogari te regjimit te Frankos dhe per ironi te fatit, u be nje nga viktimat e tij. Edhe libri i tij "La Colmena" (Kosherja) i vitit 1951, ku pershkruheshin tri dite nga jeta e 300 personave, te cilet perpiqeshin te mbijetonin nen diktaturen e Frankos, u ndalua. Disa nga veprat e tij me te mira, te perkthyera edhe ne anglisht, jane "Journey ne Alcarria" (Udhetim ne Alcarria), me 1948, dhe "Mazurka for Two Dead Men" (Mazurke per dy burra te vdekur), me 1983.
Cela kerkonte te ngjallte provokime, duke perdorur nje gjuhe vulgare ne veprat e tij dhe duke hartuar madje edhe nje fjalor sekret "Diccionario Secreto", i cili permbante fjalet e ndaluara ne gjuhen spanjolle.
I palodhshem ne eksperimentimet e tij me gjuhen dhe teknikat letrare, Cela shkroi rreth 70 vepra, perfshi romane, histori te shkurtra, pershtypje nga udhetimet, ese dhe poezi. Romani i tij i fundit, "Madera de boy", u botua ne vitin 1999. Megjithese e fitoi cmimin Nobel ne vitin 1989, Cela e mori cmimin "Cervantes", nderimi me i madh ne letersine spanjolle, vetem ne vitin 1995.