E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderet e rrugeve, akuza per ryshfet

Keshilltaret e djathte ne Shkoder jane perplasur ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak ne lidhje me problemin e investimeve dhe tendereve. Akuza dhe deklarata te forta ne drejtim te kryetarit Lorenc Luka, por edhe ndaj nje pjese te se djathtes, jane bere nga keshilltare te PDK-se dhe PR-se. Ndue Maracaj, keshilltar demokristian, ka akuzuar per investimet ne qytetin e Shkodres, duke deklaruar se “i duhet vene gishti kokes, sepse gjerat nuk do te kalojne si kane kaluar deri me tani. Punimet do te kontrollohen deri ne nje”, ka thene Maracaj, duke denoncuar faktin se ka firma te mbingarkuara me nga kater apo pese tendere. Kjo ka mjaftuar qe ne Keshillin Bashkiak te Shkodres se shperthejne akuzat dhe denoncimet per parregullsi dhe pune te dobeta ne mase.
Ne menyre te ashper ka sulmuar Bashkine e Shkodres dhe kryetarin e saj, keshilltari republikan, Avenir Deraj. Ai ka thene se nje prej rrugeve ne investim e siper, “eshte skandal i vertete. Kjo rruge ka 50 per qind vjedhje dhe nuk ploteson asnje kriter”, ka akuzuar Deraj. Une i bej thirrje te vije Kontrolli i Larte i Shtetit ne kete rruge”. “Une e shoh se ky Keshill Bashkiak nuk funksionon, ka leshuar akuzen e pergjithshme keshilltari republikan. Po luhet “teatro” me Shkodren dhe me popullin”. Deklarimi i tij ka acaruar situaten ne mbledhjen e djeshme. “Ne nuk jemi vetem per te cuar doren ketu”, thane keshilltare te tjere. Deraj ka shkuar edhe me tej, duke akuzuar Bashkine e Shkodres se merr ryshfet 10% te fondeve te miratuara per tender. “Kur me rrejne mua si keshilltar, atehere une pyes se ku do te ankohet ky popull”, ka akuzuar me ze te larte keshilltari i republikaneve ne qytetin me te madh verior.
Rudina Llazari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›