E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet akciza per karburantet

Komisioni parlamentar i Ekonomise miratoi dje ndryshimet ne nivelin e akcizave per karburantet. Aktualisht ky nivel eshte 20 leke per liter per sasite e prodhimit me te vogla se 1000 hektolitra dhe 35 leke per liter per sasite mbi kete nivel. Projektligji propozon qe kufiri i tatueshem te rritet nga 1000 hektolitra ne 10 mije hektolitra. Ky ndryshim synon rritjen e konkurrueshmerise se lire dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Po keshtu, ne baze te projektligjit ndryshon niveli i akcizes per gazoilin. Aktualisht ky nivel eshte 75%, por jo me shume se 37 leke per liter dhe jo me pak se 17 leke per liter. Me propozimin e ri ndryshohet kufiri i poshtem nga 17 leke per liter ne 27 leke per liter. Po keshtu shtohet nje produkt i ri ne listen e mallrave te akcizueshme, qe jane llambat inkandeshente. Niveli i akcizes per te propozohet te jete 100%. Per kete produkt aplikohet tarife doganore ne masen 10%. N&

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›