Shpronesimet e ujesjellesit, 300 mije USD abuzime
Xhemil Beharaj
Fier - Investimet e kryera prej Bankes Boterore ne Ujesjellesin e Fierit jane bere objekt i nje hetimi disamujor te Prokurorise se Rrethit. Prej gjashte muajsh nje dosje e investimit te kryer 3 vjet me pare per stacionin e Kafarajt, si dhe per ndertimin e ujesjellesit me vlere 2.4 milione euro nga Kafaraj ne Fier, eshte ne tryezen e organit te akuzes. Nen hetim jane drejtuesit e meparshem dhe ata aktuale te Ndermarrjes Ujesjelles kanalizime sh.a, administrates se komunes Frakull, si dhe disa firmave kontratore. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga kryeprokurori i Fierit, Elvin Gokaj, nderkohe qe mesohet se policia e Fierit eshte duke “kopsitur” dosjen me deshmi te disa fermereve, te cilet jane prekur nga investimi dhe jane paguar shume me pak se c’ishte paraqitur ne dokumente.
Prokurori Gjokaj beri te ditur se hetimi ka perfshire procesin e shpronesimit te 400 fermereve te komunes Frakull e Levan, te cileve u jane prekur tokat nga shtrirja e nje tubacioni te madh nga stacioni i pompimit ne Kafaraj deri ne Qafe te Koshovices. Burimet nga grupi i prokuroreve dhe oficereve te policise gjyqesore, qe po merren me kete hetim, pohojne per gazeten “Koha Jone” se ne dokumentacionin e procesit te shpronesimit jane verifikuar nderhyrje ne faturat e pagesave te fermereve, duke iu shtuar shumave qe u eshte shperndare atyre nga nje zero me shume. Per plotesimin e kesaj dosjeje voluminoze, prokuroria e Fierit ka thirrur te deshmoje nje pjese te mire te administrates se komunes Frakull, asaj te Levanit si dhe te Ndermarrjes se Ujesjellesit. Sipas burimeve zyrtare te prokurorise se Fierit, abuzimet me fondin e shpronesimeve arrijne nje shume prej afro 30 milione lekesh.
Drejtori i Ndermarrjes se Ujesjellesit ne Fier, Artur Cobo, ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone” ka pranuar hetimin qe ka perfshire ndermarrjen qe drejton. Cobo ka pohuar se “ne fillim ka ardhur auditi, ai qe ka gjetur shkelje e me pas disa prokurore”. Nderkohe ne komunen Frakull kreu i saj, Viktor Cervanaku, heq cdolloj pergjegjesie nga komuna e tij, lidhur me kete abuzim. Sipas Cervanakut, “disa blloqe faturash te zyres se finances se kesaj komune jane sekuestruar, por komuna nuk ka pasur asnje rol ne kete proces”. Nderkohe, burime nga organi i akuzes bejne te ditur se ne keto zyra po pergatitet flete-arrestet per skandalin e abuzimeve me fondet e shpronesimeve.