Tenderët, paguaj për t‘u ankuar
Kush ka pretendime për padrejtësi në procedurat e tenderit, duhet të fusë dorën në xhep. Në fakt kjo edhe mund të ketë ndodhur në rastet e ndonjë zyrtari të korruptuar, por tashmë qeveria shqiptare, këtë formë pagese kërkon ta ligjërojë. Madje dhe masa e pagesës do të caktohet me ligj, në mënyrë transparente, që subjekti privat t‘i bëjë mirë llogaritë para se t‘i futet ndonjë tenderi. Elementi i ri është futur në ligjin e ndryshuar "Për prokurimin publik", i cili duhet të votohet në muajin tetor nga Parlamenti. Konkretisht në ligj është përfshirë një kapitull i ri "Kontratat sektoriale", të cilat u referohen tenderëve për shërbimin e ujit, transportit, energjetik (karburantet) dhe atij postar. Të tjera ndryshime i referohen ndëshkimit ndaj subjekteve private apo enteve shtetërore që shkelin ligjin. Fakt i rëndësishëm është procedura pa tender, e cila do të zhvillohet vetëm në ato raste kur procesi ka dështuar në dy raste rresht dhe që cenon interesat e vendit.
"Taksa e re"
Shuma që duhet të paguajë subjekti para se të paraqesë ankesën nuk është përcaktuar ende, pasi pritet dalja e akteve nënligjore, megjithatë ligji i ri thotë se detyrimi do të varet nga vlera e investimit (ofertës në tender). Ndryshimi kryesor prek nenin 63 në ligjin "Për prokurimin publik", duke i shtuar një pikë tjetër që thotë se, "Çdo ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik bëhet kundrejt pagesës. Rregullat dhe tarifa e pagesës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave". Pra, të drejtën për t‘u ankuar biznesi do ta fitojë duke paguar, pavarësisht se fiton apo humb apelin në Komisionin e APP-së. Lidhur me këtë pagesë, qeveria e justifikon me faktin se, "është vendosur në përputhje me standardin e Bashkimit Europian. Pagesa do të jetë në varësi të vlerës së procedurës dhe të llojit të saj, të cilat do të rregullohen me aktet nënligjore, që dalin në zbatim të ligjit.
Komisioni i Apelit
Për herë të parë do të ngrihet një Komision i Prokurimit Publik, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë nga ana e subjekteve apo enteve shtetërore. Komisioni do të ketë 5 anëtarë dhe zëvendëson funksionin e drejtorisë aktuale të ankesave në varësi të Agjencisë së Prokurimit Publik. Ligji do t‘i japë të drejtën absolute të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe një vendimmarrje të plotë për çdo ankesë. Aktualisht këtë detyrë e luan avokati i prokurimeve, i cili trajton dhe jep rekomandime për pretendime të ndryshme në tenderë, por nuk ka të drejtë vendimmarrjeje. Megjithatë, një konflikt duket edhe ndaj vetë APP-së, të cilës i bien disi kompetencat. Në këtë pikë, qeveria sqaron se APP-ja do të ketë rolin e monitoruesit për punën që kryen komisioni.
Tender pa garë
Në shumë raste, administratës shtetërore i qëllon të dështojë disa herë rresht për kryerjen e një tenderi, madje duke rrezikuar edhe arritjen e qëllimit. Për situata të tilla qeveria ka menduar zhvillimin e procedurës me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit (pra blerje malli apo shërbimi pa kryer tender normal). Ndryshimi prek nenin 33, pikën 2, që thotë se, procedurë prokurimi me negociim do të zhvillohet "kur në përgjigje të dy procedurave të njëpasnjëshme nuk është siguruar konkurrenca minimale dhe për sa kohë që kushtet fillestare të kontratës të mos kenë pësuar asnjë ndryshim thelbësor".