E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi, KESH siguron energjine per 3-mujorin

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do te bleje 1 mije MW energji elektrike per te siguruar furnizimin e banoreve nga muaji prill deri ne fund te qershorit. Dje, KESH-i ka hapur ofertat e kompanive qe kane marre pjese ne kete tender, nderkohe qe me date 19 mars do te mesohet rezultati i tij. Sipas njoftimit per shtyp te Korporates, blerja e energjise do te jete e ndare ne tre lote. Me gjithe permiresimin e situates hidrike ne vend, muajt e pare te ketij viti nuk kane qene shume te favorshem per KESH-in, duke pasur parasysh qe ka rene intensiteti i reshjeve te shiut. Por, KESH-i ashtu sic eshte deklaruar, ka vazhduar te importoje energji ne kapacitetet maksimale, duke u siguruar keshtu qytetareve energji pa nderprerje.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare per lotin e pare qe perfshihet komplet muaji prik, ka kerkuar 400 MW energji elektrike me nje cmim prej 68,71 euro/MWh. Ndersa, per lotin e dyte qe perfshihet periudha 1 maj deri me 31 maj, sasia e kerkuar nga KESH-i eshte 300 MW me nje cmim prej 69.65 euro/MWh. Per periudhen e trete, qe eshte edhe fillimi i stines se veres, KESH kerkon nje sasi energjie prej 300 MW. Per kete lot konstatohet edhe cmimi me i larte per njesi, ku vlera e nje MW energji arrin ne 74,62 euro/mE. Ne procesin e celjes se ofertave u paraqiten tete kompani ATEL, Zvicer, RE (Ratia Energy), Ceki, RUDNAP, Serbi, GSA, Shqiperi, EGL, Zvicer, GEN-i, Serbi, EFT, Zvicer dhe Espada, Ceki. Keshtu sipas ofertave cmimi mesatar per njesi, per lotin e pare eshte 64.12 euro, per lotin e dyte 65.30 euro, ndersa per te tretin arrin 71.45 euro. Nderkohe, per sa i perket sasise se ofruar nga kompanite, ajo eshte e mjaftueshme per te plotesuar kerkesen e paraqitur nga KESH-i, nderkohe qe fondi ne total arrin ne rreth 51 milione euro.
Pas nje periudhe thatesire gjate ketyre dy muajve te pare te vitit, vendi yne eshte mberthyer edhe njehere nga reshjet e shiut. Kjo do te thote qe do te kete nje rritje te nivelit te liqeneve ne kaskadat e hidrocentraleve. Nga ana tjeter, pavaresisht kesaj situate disi te permiresuar ne krahasim me vitin e kaluar, KESH-i do te vazhdoje importet ne kapacitetet maksimale te energjise elektrike. Mesohet se Korporata do te vazhdoje te bleje energji per te garantuar furnizimin me energji pa nderprerje te konsumatoreve. Nderkohe, nderprerje mund te kete vetem gjate orareve te pikut per shkak te mbingarkeses ne rrjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›