Laskaj: Zyrtare, tregoni "xhepat"

Kryetarja e Inspektoratit te Larte e Deklarimit te Pasurive raportoi dje ne Komisionin e Ligjeve mbi problemet e zyrtareve, qe refuzojne te deklarojne pasurine e u fshihen detyrimeve ligjore. Para deputeteve, Laskaj deklaroi dje se vetem per vitin 2007, ne Prokurori eshte kerkuar ndjekje penale per 4 zyrtare, te cilet kane fshehur pasurine dhe 12 se kane refuzuar te tregoj "xhepat". "Inspektorati i Larte ka synuar te percjelle nepermjet trajnimeve te shumta, qartesi per kerkesat e ligjit, sepse pergjegjesia per shmangien e konfliktit te interesave nis nga vete zyrtari e vazhdon me progresion rrites tek eprori i zyrtarit, mandej tek institucioni epror e me pas, tek Inspektorati i Larte", u ankua Laskaj. Por deputetet e komisionit shprehen me shume interes ne pyetjet e tyre per te zgjedhurit e pushtetit vendor, nese i zbatojne apo jo detyrimet ligjore, pra te deklarojne pasurine. Pa prekur zyrtaret e larte te shtetit. Deputetet Pandeli Majko e Bashkim Fino kerkuan sqarime se si po veprohet me te zgjedhurit vendore, ne deklarimin e pasurise. Sipas te dhenave te inspektoratit, problemet jo vetem me ta vazhdojne. Laskaj theksoi se shume zyrtare ne harkun kohor te nje viti nuk kane respektuar afatin per deklarimin e pasurise. Per kete arsye, sipas saj, 175 zyrtare te larte te shtetit u gjobiten me shuma nga 15000-30000 leke. Shume e cila shkon ne favor te shtetit. Jo pak probleme, raportoi Laskaj, jane verejtur edhe me konfliktin e interesave. Sipas kryeinspektores, 110 zyrtare u zbuluan per vitin e kaluar se kishin konflikt interesi me punen qe kryenin ne shtet. Pas ketij evidentimi, atyre u kerkua qe te heqin dore nga puna shteterore apo ajo private. "Ne 70 raste, zyrtaret kane qene ne konflikt interesi dhe u eshte sugjeruar zgjidhja ndermjet largimit nga puna ose doreheqjes nga interesat private. Ne 63 raste, zyrtaret kane hequr dore nga interesat private, qe binin ndesh me funksionin publik dhe ne 7 raste jane larguar nga funksioni publik", informoi Laskaj. Duke vene theksin ne keto probleme, kryetarja kerkoi me shume bashkepunim me institucionet dhe drejtuesit e tyre per te luftuar fenomenin e konfliktit te interesave sipas ligjit. Laskaj theksoi se per te realizuar nje gje te tille, inspektorati ka zhvilluar dhe nje sere trajnimesh me zyrtare ne 12 qarqet e vendit. Sipas saj, jane trajnuar rreth 480 zyrtare lokale, 44 prej te cileve jane kryetare bashkie dhe 182 drejtues te njesive vendore. Kryeinspektorja kerkoi vemendje qe zyrtaret te deklarojne ne kohe pasurine, mos vonojne ne kohe. Deri me 31 dhjetor 2007, numri i zyrtareve qe duhet te deklarojne pasurine eshte 8340 subjekte. Nje shifer e cila po peson rritje nga viti ne vit.
"Duam me shume fonde per te perballuar punen"
Ne raportimin para deputeteve te Komisionit te Ligjeve, kryetarja e Inspektoratit te Deklarimit te Pasurive (ILDKP), Fatmira Laskaj, nuk la pa permendur faktin se ka nevoje per me shume fonde. Indirekt, kryetarja vuri ne dukje se parate, qe inspektorati mbledh nga dhenia e deklaratave te pasurise dhe gjobat, i shkojne shtetit. Ne nje kohe kur puna ne kete institucion eshte shtuar, per shkak te rritjes se numrit te zyrtareve qe deklarojne pasurine. Sipas kryeinspektores, nga gjobat e vena per vitin 2007 per 175 zyrtare qe nuk deklaruan ne kohe pasurine, inspektorati ka mbledhur 2984975 leke fonde. Nga ana tjeter, nje sasi e caktuar parash eshte mbledhur dhe nga dhenia e deklaratave te pasurise. Para te cilat i kane shkuar te gjitha ne favor te shtetit. Gjobat jane vene kryesisht ndaj drejtuesve te pushtetit lokal, kryetare bashkish e komunash. Sipas Laskajt, pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme e komunikimit, shume prej tyre nuk deklarojne ne kohe formularin. Por, sipas saj, ka pasur dhe nga ata qe vazhdojne te mos e deklarojne. Behet fjale per 12 raste, qe jane depozituar ne prokurori. Kryetarja nuk permendi emra se cilet jane zyrtaret e paditur, por vuri ne dukje fenomenin e kerkoi me shume bashkepunim nga kreret e institucioneve.