Tenis, Djokoviç hakmerret ndaj Alcaraz në Sinsinati

Finalja e turneut të Sinsinatit kishte për protagonist finalistët e Wimbledon, por në tokën amerikane ishte tenisti serb ai që bëri më mirë përballë talentit spanjoll.
Kështu Djokoviç, falë një rezultati 5-7, 7-6 (9-7), 7-6 (7-4), bëri të vetën finalen e madhe përballë Alcaraz, të cilit iu desh që të dorëzohej pas një beteje që zgjati rreth katër orë.
Festimet në fund dhe përqëndrimi gjatë lojës treguan se tenisti serb nuk kishte “kapërdirë” kafshatën e hidhur që i dha Alcaraz në finalen e Grand Slam-it francez.
Turneu i Sinsinatit është i 57-ti mes “ATP Masters 1000” i karrierës për Djokoviç, i cili do të vlerësonte këtë duel si një nga më të vështirët në karrierën e tij. Ky ishte një kompliment indirekt për Alcaraz pasi në karrierën e tij të gjatë serbit i është dashur që të sfidojë emra si Federer dhe Nadal.