E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis, Federer dhe Serena Uilliams, më të mirët e vitit

Tenisti zviceran, që mban vendin e parë në renditjen e ATP-së, e fiton këtë çmim për herë të pestë, duke thyer çdo rekord të vendosur më parë.Ndërkohë që për sportisten amerikane, kjo është hera e dytë që fiton çmimin e sportistes më të mirë në sportin e raketës. Gjithashtu, Uilliams ka fituar edhe çmimin si tenistja më e mirë në disiplinën çift, së bashku me të motrën, Venus.Vëllezërit amerikanë Bob dhe Majk Brajan janë shpallur tenistët më të mirë të vitit që sapo lamë pas në disiplinën e lojës dyshe për meshkuj.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›