E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjatet orari për aplikimet për pasaportat biometrike

Këto zyra do të jenë të hapura në të gjitha bashkitë dhe komunat e mëdha, me të njëjtin orar, edhe ditën e shtunë dhe të dielë. Shërbimi për qytetarët do të ofrohet edhe në datën 31 Dhjetor nga ora 08:00 deri në orën 15:00. “Ky shtim i orarit të punës të zyrave të aplikimit për pasaporta biometrike synon t’u vijë në ndihmë në mënyrë të veçantë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit dhe ndodhen në Shqipëri për festat e fundvitit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja. Në të njëjtat orare do të punojnë edhe zyrat e shpërndarjes së pasaportave biometrike pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë. Marrëveshja për këtë shtim orari u arrit pas negociatave të Ministrisë së Brendshme me kompaninë konçesionare “Aleat”. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të gjithë kohën e shërbimit të zyrave përkatëse për të aplikuar dhe për t’u pajisur me pasaporta biometrike.“Pajisja me pasaportën biometrike ju jep në dorë një dokument të standarteve europiane dhe në të njëjtën kohë është kontributi i secilit qytetar shqiptar për të arritur liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian”, vijon deklarata.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›