E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, i ftuar në show-n komik "David Letterman Show"

Barack Obama është i pari president amerikan i ftuar në show-n e famshëm satirik "David Letterman Show".
I ftuar në këtë spektakël komik në televizionin shtetëror amerikan NBC, presidenti Obama nuk ka folur vetëm për ekonominë dhe reformën në shëndetësi, por edhe për racizmin. "Para se te zgjidhesha president unë isha njeri me ngjyrë, kjo është e vertetë", i është përgjigjur presidenti pyetjes se prezantuesit të emisionit se nëse mendonte se akuzat ndaj tij ishin me sfond racist apo jo.
Polemikat në lidhje me ngjyrimet raciste drejtuar Obamës u ndezën pas deklaratave të disa politikanëve që mbrojnë reformën në shëndetësi që theksonin se sulmet ndaj Obamës janë me sfond racist. Përsa i përket punësimit Obama u shpreh se viti i ardhshëm pritej të ishte mjaft problematik për këtë sektor. Por ai shpresonte shumë që gjërat të përmirësoheshin në këtë sektor edhe pas reformave të punësimit nga administrata e tij.
Kjo ishte puntata hapëse për këtë vit e "David Letterman Show", një spektakël mjaft popullor dhe i dashur në kontinentin amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›