Tenis/ Turneu i Uimbëlldonit, drejtpërdrejt në RTSH Sport

Novak Gjokoviç ngadhënjeu të mërkurën bindshëm kundrejt Kevin Anderson në vetëm 3 sete, të fituara me të njëjtat shifra 6-3, 6-3 6-3, në takimin e vlefshëm për turin e dytë të Turneut të Uimbëlldonit në tenis. Serbi ishte tepër si saktë në paraqitjen e tij, por vuajti sipërfaqen e rrëshqitshme në fushën qendrore të këtij kompleksi, që në fakt është bërë objekt kritikash. Gjokoviçi, i cili u rrëzua disa herë, duke bërë madje shaka pa ndeshjes se kishte një marrëdhënie të veçantë me barin, ia doli të shmangë dëmtimin dhe ta mundte lehtësisht Andersonin.
Tanimë, serbi do të përballet në turin tjetër me Denis Kudlan. Madje nr. 1 në renditjen botërore të tenisit të meshkujve mori edhe ovacionet e “Centre Court” pas një tjetër paraqitje të bindëse dhge mbresëlënëse, duke e mposhtur afrikanojugorin në takimin e sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Gjokoviçi mbetet favoriti kryesor për të fituar këtë vit të 3-tin turne madhor radhazi, që njihen ndryshe si “Grend Sleme”. Ndërkaq, në një tjetër duel, por të tenisit të femrave, të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, numri 4 i botës, Arina Sabalenka, mundi në 3 sete nr. 219 të botës, Kejti Boulterin, me shifrat 6-4, 3-6, 3-6.
Përkundër gjasave, ishte 24-vjeçarja britanike që e nisi më mirë, duke e marrë setin e parë 6-4. Por 23-vjeçarja bjelloruse u kundërpërgjigj në setin e dytë, duke e fituar atë 6-3 e duke vijuar të mos gabojë as në setin e 3-të, të fituar gjithashtu 6-3, për ta marrë gjithë ndeshjen 2-1.