Tenis rikthehet dueli Federer-Nadal

Numri një dhe tre në botë, përkatësisht, fituan në çerekfinale përballë rivalëve të tyre, Tomas Berdych dhe Gilles Simon. Spanjolli mundi në tre sete tenisin çek, me rezultatin 6-2, 3-6, 6-3, ndërsa zvicerani e pati më të lehtë, pasi francezi Simon u tërhoq pas një dëmtimi, ndërsa po humbte 3-0 në setin e parë.
Kjo përballje e re Nadal-Federer do të jetë e 23-ta në historinë e ndeshjeve midis tyre dhe Nadal është favorit, pasi ka fituar 14 herë dhe është mundur në tetë raste.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit midis dy tenistëve ka fituar Federeri, i cili mposhti në nëntor 2010 numri një në botë në finalen e Masterit të Londrës me rezultatin 6-3, 3-6, 6-1. Në gjysmëfinalen tjetër, Novak Djokovic do të përballet me Mardy Fish.
Midis femrave, Maria Sharapova dhe Victoria Azarenka fituan një vend në finalen e ditës së nesërme. Rusja mposhti fitoi 3-6, 6-0, 6-2 ndaj gjermanes Andrea Petkovic, surpriza e vërtetë e këtij Masteri.
Në gjysmëfinalen tjetër, Victoria Azarenka, e cila ka fituar në Majemi edhe më parë në vitin 2009, mundi lehtësisht rivalen Vera Zvonareva me rezultatin 6-0, 6-3.