E Shtunë, 31 Tetor 2026

Supersport nuk transmeton ndeshjet e superligës

Paketa sportive Supersport bën të ditur se për shkak të mosmarrëveshjeve me FSHF-në nuk do të transmetojë këtë fundjavë ndeshjet e kategorisë superiore. Sipas Supersport, FSHF kërkon të ushtrojë kontroll në transmetimet e ndeshjeve të kësaj pakete dhe në vendosjen e orareve të ndeshjeve.
 

Paketa Supersport, sipas një kontrate të firmosur ka të drejtë qe së bashku me TVSH-në të transmetojë LIVE të gjitha ndeshjet e kategorisë superiore dhe ndeshjet e skuadrës tonë kombëtare.
 

FSHF nuk ka lejuar që në fund të ndeshjes të kombëtares ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë, që paketa Supersport të beje intervista me lojtarët sipas marëveshjes për të drejtat televizive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›