Supersport-TVSH bojkotojne Superligen

Ndeshjet e Superligës Shqiptarte të futbollit nuk do të transmetohen këtë fundjavë nga Televizioni Shtetëror Shqiptar dhe as nga platforma dixhitale “Supersport”, u bë e ditur pak më parë.
Ky vendim u morrë në shenjë proteste për konfliktet e këtyre dy transmetuesve me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Mësohet se “TVSH” nuk ra dakord me vendimin e FSHF-së për orarin e luajtjes së ndeshjes, ndërsa “Supersport” njoftoi për ekzistenën e një konflikti me Federatën.