Tenisi zbulon ndeshjet me "dyer të mbyllura"
Polemika të reja mund të përfshijnë turneun e Dubait në tenis. Edhe pse në ndryshim nga bashkëkombësi i tij Shahar Per, izraeliti Andy Ram ka marrë vizën për të hyrë në Emiratet e Bashkuara Arabe, situata mbetet e komplikuar. Autoritetet lokale kanë vendosur që takimet ku do të luajë Ram, të bëhen me dyer të mbyllura. Kërkesa është bërë nga shërbimet e sigurisë, për të shmangur kordonët e policisë, që do të pozicionoheshin anekënd fushës.