E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenori Kastriot Tusha nderohet me urdhrin Mjeshtër i Madh

Presidenti i Republikes, Prof. Dr. Bamir Topi dekori tenorin Kastriot Tusha me urdhrin Mjeshtër i Madh. Ceremonia e dhënies së titullit u bë në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit, kun ë këtë natë tenori zhvilloi dhe një koncert titulluar Mbrëmje romane.

Kastriot Tusha (lindur më 14 prill 1963 në Elbasan) mësimet fillestare për kanto i mori në Shkollën e Mesme të Muzikës "Onufri" (Elbasan) nga viti 1978 deri në vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, u aktivizua në shumë festivale me karakter lokal e kombëtar si dhe në dhjetëra aktivitete të ndryshme. Në vitet 1983-1984 kryen kursin 9-mujor të krijimtarisë popullore për kanto në Tiranë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›