Tension Japoni-Kinë, flotë japoneze në ishujt e konfliktit

Tensionohen disi maredheniet ndermjet Kinës dhe Japonisë. Autoritetet japoneze kanë grumbulluar disa anije drejt ishujve të diskutueshëm me Kinën, e cila nga ana e saj pretendon sovranitetin e saj mbi to. Një flotë me rreth 20 varka japoneze është nisur për në ishullin Senkaku, që Kina e quan Diaoju.
Ndërkaq pavarësisht ndalimit nga ana e policisë japoneze, dhjetëra aktivistë japonezë mbërritën me flotiljen e anijeve të imbarkuara në arqipelagun Senkaku, duke provokuar një lloj proteste nga ana e Kinës. Duket se aktivistët kanë qëllim të mbërrijnë në ishullin e diskutuar për të ngritur flamurin japonez.
Politikanët kanë planifikuar të përkujtojnë japonezët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Japonia pushtoi lindjen e Kinës. Por qeveria japoneze nga ana tjetër u kishte mohuar atyre lejen për të zbarkuar në ishuj, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare në raportimet e tyre online. Ditën e premte, Japonia dëboi shumë aktivistë kinezë që kishin zbarkuar atje gjatë javës dhe një ditë më parë u pritën si heronj kur mbërritën në Hong-Kong.
Ishujt, të cilët pretendohen gjithashtu nga Tajvani, kanë rëndësi strategjike për rrugët e lundrimit, duke ofruar zona të pasura me peshk, si dhe të tjera të pasura me naftë. Tensionet në Azi janë rritur që nga përkujtimi të mërkurën i kapitullimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, kur Kina dhe Koreja e Jugut protestuan të dyja kundër një vizite në një relikë luftarake të Tokios nga dy anëtarë të kabinetit japonez.