E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension në Athinë, 150 të arrestuar, mes tyre 3 shqiptarë

Autori i Lajmit: Redaksia
ATHINE-Rreth 150 të rinj janë arrestuar mbrëmjen e djeshme pas përleshjeve me policinë greke në Athinë mes të cilëve dhe 3 shqiptarë. Lajmi u mësua dje nga agjenci të lajmeve greke. Përleshja shpërtheu një ditë para një vjetorit të vrasjes së një të riu nga policia e Greqisë. Vdekja e adoleshentit grek Alexandros Grigoropoulos nga forcat e policise ne dhjetor te vitit te kaluar, shkaktoi trazirat me te forta ne Greqi prej disa dekadash. Policia greke realizoi një aksion të befasishëm në zonën e njohur të anarkistëve, Exarchia në Athinë dukë shoqëruar në polici dhjetra persona, mes të cilëve në pranga përfunduan dhe 5 italianë dhe 3 shqiptarë. Nuk dihet ende se cfarë roli mund të kenë patur shqiptarët, por policia pretendon se ka arrestuar vetëm anarkistë.
Katër italianët e arrestuar, 4 burra dhe një grua ishin pjesë e grupit prej 10 anarkistësh europianë që parashikonin të merrnin pjesë në protestat e së dielës dhe të hënës në kujtim të vrasjes një vit më parë nga policia të adoleshentit, Grigoropoulos. Nga anarkistët që kanë mbërritur në Greqi këto ditë mësohet se ka edhe spanjollë, francezë, gjermanë e serbë.
Policia mbuloi zonën me mbi 10 mijë policë, pa numëruar shërbimet sekrete mes civilëve pasi mori goditjen e parë me gurë dje mbasdite nga një grup anarkistësh në zonën e Exarchia. Përleshjet ishin të ashpra. Tre makina të policisë u ndezën në flakë, ndërsa shumë persona u plagosën. Autoritete bëjnë thirrje se protestat mund të shndërrohen në rrëmuja. Ministri I Rendit Publik, Michalis Chrisochoidis theksoi se nuk do të lejojë që vandalët të gjunjëzojnë Athinën si vitin e kaluar.
Dje, 6 Dhjetor, adoleshenti Alexandros Grigoropoulos bëri 1 vit nga vdekja që iu shkaktuar pasi u qëllua për vdekje nga dy policë. Mijera vetë po grumbullohen rruget e Athines ne perjvetorin e pare te vrasjes se adoleshentit. Dhjetra shkolla, universitete jane pushtuar në Greqi para se të niste protesta. Thuhet se policia per te ndalur disi revolten ka bërë disa arrestime që natën. Familja e adoleshentit ka bërë apel për qetësi, por mijëra mbështetës kanë dalë me parulla që vrasja nuk do harrohet dhe nuk do të falet. Grupi anarkist ndezi vitin e kaluar protesta të fuqishme me pretendimin se policia kreu një veprim të dhunshëm duke ushtruar dhunë ekstreme mbi civilët. Nga 6 dhjetori i viti të kaluar në Greqi pasuan një valë protestash që më pas morën edhe ngjyra politike e sociale.
Një vit pas vdekjes së adoleshentit, nga frika se mund të përsëritet dhuna e vitit të kaluar, rreth 10 mijë policë janë vendosur në mbarë Athinën.

Ky lajm është publikuar: 07/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›