Vizat, Berisha hyn në polemika me KE-në
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha hyn në polemika jo vetëm me opozitën shqiptare por dhe me Komisionin Evropian. Delegacioni i KE-së në kryeqytet ka reaguar pas deklaratave të kreut të Qeverisë shqiptare sipas të cilave deputeti socialist, Ditmir Bushati në darkën me Pier Mirel më datë 24 nëntor, u ka kërkuar zyrtarëve evropianë të mos heqin vizat për shqiptarët, pasi kjo do të kishte pasoja për të gjithë Evropën. Në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga përfaqësia diplomatike e Brukselit në Tiranë, thuhet se “Për të shmangur çdo paqartësi, Komisioni Evropian deklaron se më 24 nëntor në rezidencën e shefit të delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë u mbajt një darkë për ti krijuar zotit Mirel, mundësinë të takohet me politikanë nga Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe parti te tjera. Zoti Ditmir Bushati nuk ka marrë pjesë në këtë darkë. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka thënë asgjë që mund të interpretohet se mund të jetë kundër interesit të Shqipërisë për të arritur sa më parë heqjen e vizave me Bashkimin Evropian apo që mund të jetë në kundërshtim me qëllimin e saj për integrim evropian”. Berisha pohoi pak ditë më parë nga Elbasani se janë të dështuara përpjekjet e opozitës për të bllokuar liberalizimin e vizave. “Përpjekjet e opozitës, misionarët e saj të dërguar në Bruksel nga Edvin Rama, siç ka dërguar të birin e Sul Bushatit për të lobuar kundër liberalizimit të vizave, ju garantoj se do të shumëzohen me zero dhe kjo jo se Brukseli nuk vlerëson dhe nuk konsideron opozitën, por kur opozita u bie bilbilave, kur opozita mbush faqe dhe defterë të tërë me shpifje e trillime, vetëm e vetëm që të mos liberalizohen vizat, trillimeve dhe shpifjeve askush nuk mund tu besojë dhe nuk mund ti vlerësojë”, - është shprehur Berisha.
Ky lajm është publikuar: 07/12/2009