Maxhoranca "tërhiqet" nga ligji i SHISH
Ligji në fjalë u kundërshtua ashpër nga ambasada amerikane në Tiranë dhe kjo ka bërë që disa nene të propozuara fillimisht nga maxhoranca, të hiqen ose të zëvendësohen.
Në ligjin përfundimtar tashmë të miratuar nga komisioni i Ligjeve, është hequr pika sipas të cilës drejtori i SHISH detyrohej të raportonte pranë kryeministrit për çdo çështje dhe në çdo kohë. Ndryshime ka pasur edhe në nenin që kishte të bënte me bashkëpunimin e SHISH-it me institucione të tjera.
Pra është hequr Neni 3 që përcaktonte se bashkëpunimi midis Shërbimit Sekret përcaktohej nga Këshilli i Ministrave. Gjithashtu ka pasur edhe ndryshime të tjera më pak të rëndësishme. Gjatë ditës së enjte ligji në fjalë do t’i paraqitet Parlament për votim.