Zyrtari i Larte i OSBE takohet me kryeparlamentaren Topalli

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Lamberto Zanier tha në një takim me kryetaren e Kuvendit, Topalli se i sheh me kënaqësi arritjet e mëdha nga viti në vit në Shqipëri. Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon dhe shprehu mbështetjen e plotë të OSBE-së për arritjet e objektivave strategjikë të Shqipërisë siç është anëtarësimi në BE. Kryetarja e Kuvendit Topalli theksoi se, në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë është e nderuar që mirëpret në Shqipëri mbi 200 pjesëmarrës të Asamblesë, duke u dhënë mundësi të gjithëve për të parë nga afër burimet e pafundme të Shqipërisë dhe për të njohur vokacionin europian të shqiptarëve.